Lidhje

Nga Ajova në Nju Hemshër


Të gjitha reklamat, mitingjet, shtrëngimi i duarve të politikanëve me votuesit në të 99 qarqet e Ajovës u kuluan me votimet e mbrëmshme. Pjesëmarrja në zgjedhjet e Ajovës ishte më e madhe se sa parashikohej.

Për familjen Williams nga De Moini, mbrëmja e zgjedhjeve partiake ishte vendimtare.

ALY WILLIAMS, votuese

“Kam shumë interes të mësoj se çfarë drejtimi do të marrin të dyja palët.”

Ajo me të shoqin mbështetën kandidatë të kundërt në Valley Church, ku ishin mbledhur përkrahës të të dyja partive, asaj demokrate dhe asaj republikane.

ALY WILLIAMS, votuese

“Zhvillimi i votimeve në një qendër ishte lehtësi për ne, pasi morrëm fëmijët me vete.”

Vendimi më i vështirë në familje nuk ishte se për cilin duhej votuar, por me kë do të linin fëmijët në mbrëmje.

Babai fitoi, kur djemtë u ulën, ndërsa ai votonte për senatorin republikan të Floridës Rubio, kurse nëna e tyre u bashkua me grupin që mbështeste ish Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, nga partia demokrate.

Kjo ishte hera e parë që familja Williams merrte pjesë në votime partiake, diçka që Donald Trump i Biri, e dëgjoi shumë herë në Ajova:

“Shumë njerëz këtu thonë: Është hera e parë që marr pjesë në zgjedhjet partiake, ose nuk kam shkuar për 10, 20, apo 30 vjet me radhë dhe këtë herë po e bëjmë këtë për babanë tënd.”

Organizatorët e partisë republikane në këtë qendër fillimisht kishin parashikuar një pjesëmarrje prej 350 votuesish. Por në fakt aty shkuan 460 vetë, më shumë se sa parashikohej.

Republikanët shënuan një rekord në Ajova.

Për familjen William, vendimi për të marrë pjesë në votime ishte i minutës së fundit, por në fakt vota e Aly-iy e ndihmoi Marco Rubion në këtë qendër.

“Kjo më bën të ndjehem mirë. Fillimisht mendoja se ai nuk kishte shanse për të fituar, por doli ndryshme dhe tani pas votimeve ka shenja të mira dhe shpresa për muajt e ardhshëm”.

SHEILA WALLER, votuese

“Gjithë ditën është folur shumë për Trumpin apo Cruzin, por në fakt Marko pati këtu momentin e përshtatshëm, më parë ai ishte minimizuar; Ajova ishte diçka e mirë për të.”

DONALD TRUMP JR., Djali i Kandidatit republikan Donald Trump

“Kjo është një betejë për të dobësuar kundërshtarin, por në fakt duhet vazhduar përpara dhe në rastin e babait tim, ai nuk ka kurrë probleme. Përmasat e energjisë dhe niveli i entuziazmit që ai ka është i pabesueshëm.”

Edhe pse kryesimi i anketave nga Donald Trump nuk u konkretizua me fitoren e tij, i biri e ka vështrimin përpara ëa Nju Hemshër dhe Karolina e Jugut dhe eventualisht tek emërimi i tij nga partia.

Dhe ndërsa kandidatë të tjerë largohen nga gara, pas paraqitjes dobët në këtë gara paraprake, familja William shpreson që të votojë edhe një herë për Clintonin dhe Rubion… në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit.

XS
SM
MD
LG