Lidhje

SHBA: Kandidatët para provës së parë


Kandidatët demokratë dhe republikanë që shpresojnë të bëhen presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara janë duke përshkruar kryq e tërthor shtetin Iowa dhe duke forcuar sulmet ndaj rivalëve gjatë kësaj gare të parë për të përfituar nominimin e partive përkatëse.

Kandidati kryesues republikan, Donald Trump, i cili udhëheq në sondazhet e kryera në Iowa, ka vendosur të zhvillojë fushatë në New Hampshire, ku do të mbahet gara pasuese për nominimin më datë 9 shkurt.

Në Iowa, rivali kryesor i zotit Trump, Senatori Ted Cruz po mbledh rreth vetes mbështetësit e tij. Ai po mundohet të rifitojë pikët e humbura gjatë debatit të fundit, në të cilin ekspertët mendojnë se pati paraqitjen më të keqe:

“Në fund të ditës nuk vras mendjen nëse kam apo jo miratimin e mediave. Nuk është befasuese që unë nuk jam kandidati i tyre i preferuar. Po punoj që të bëhem kandidati i popullit amerikan. Kemi parë shumë republikanë që jetojnë në flluskën e mediave kryesore dhe në flluskën e korrektesës politike.”

Në kampin e demokratëve, Hillary Clinton vazhdon pa pushim fushatën, megjithë një avantazh të lehtë që i japin sondazhet dhe ndërkohë që po forcohet fushata e rivalit Bernie Sanders.

Për më tepër, fushatës së zonjës Clinton nuk po i ndahet debati rreth përdorimit të serverit privat të emailit gjatë periudhës që ajo kryesonte diplomacinë amerikane. Nuk dihet se si do të ndikojnë zhvillimet e tanishme për këtë çështje në rezultatin e votimit në Iowa.

XS
SM
MD
LG