Lidhje

Prilli muaji më i dhunshëm në Irak


Kombet e Bashkuara thonë se prilli ishte muaji më i dhunshëm në Irak që nga qershori i vitit 2008. Misioni i OKB-së në Irak publikoi sot një raport, ku thuhet se në muajin prill në Irak janë vrarë 712 persona dhe janë plagosur 1 mijë e 633 të tjerë.

Shumica e të vrarëve, 595 prej tyre janë civilë, ndërsa 117 të tjerë pjesëtarë të forcave irakiane të sigurisë. Rreth dy të tretat e të vrarëve, apo të plagosurve ishin nga Bagdadi. Po sipas raportit të Misionit të OKB-së në Irak, zona të tjera më të prekura nga dhuna janë Dixhala, Salahudini dhe Kirkuku.

Vala e dhunës në Irak ka ngritur shqetësime për rifillimin e luftimeve sektare, që shkaktuan dhjetra mijëra të vdekur në vitet 2006 dhe 2007.
XS
SM
MD
LG