Lidhje

15 të vrarë nga dhuna në Irak


Sulmet në Irak kanë lënë dje të vrarë të paktën 15 vetë, në një raund të ri dhune vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare në vend.

Zyrtarët thonë se të paktën gjashtë vetë gjetën vdekjen në dy sulme të veçanta në Bagdat, ndërsa dhuna në pika të tjera të Irakut vrau 10 të tjerë.

Incidentet regjistrohen vetëm një ditë pasi të paktën 33 vetë gjetën vdekjen nga shpërthime në një aktivitet fushate për një organizatë politike shiite. Shpërthimet e së premtes tronditën një tubim ku merrnin pjesë 10 mijë përkrahës të grupit Asaib Ahl al-Haq të mbledhur në një stadium në pjesën lindore të Bagdatit.

Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit, një grupim i dalë nga al-Qaida, mori përgjegjësinë për shpërthimet, duke i cilësuar si shpagim për vrasjet e kryera nga grupet e armatosura shiite.

Anëtarë të grupit Asaib Ahl al-Haq janë angazhuar në luftën civile siriane përkrah forcave besnike të Presidentit Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG