Lidhje

Ramadi, ushtarët irakianë avancojnë kundër ISIS


Një zëdhënës i ushtrisë irakiane thotë se trupat irakiane kanë përparuar më thellë në Ramadi, ku vazhdojnë prej një jave ofensivën kundër ISIS për të marrë nën kontroll kompleksin qeveritar të uzurpuar nga Shteti Islamik. ISIS e mori qytetin pas një sulmi shtatë muaj më parë.

Rimarrja e kompleksit qeveritar do të përmbyste balancën e forcave, duke e rikthyer ushtrinë në kontroll të këtij qyteti që shërben si kryeqytet i provincës Anbar. Por zona përreth kompleksit është e mbushur me mina.

Zëdhënësi tha sot se ushtarët kanë përdorur goditje ajrore për të shpërthyer disa nga minat në mënyrë që të vazhdojnë përparimin. Ai tha se trupat janë më pak se një kilometer nga kompleksi.

XS
SM
MD
LG