Lidhje

Irak, sulm terrorist në një objekt gazi natyror


Ekstremistë të Shtetit Islamik kanë marrë përgjegjësinë për një shpërthim vetëvrasës në një objekt të gazit natyror, të administruar nga shteti në veri të Bagdatit. Sulmi i kryer sot la të vrarë 11 vetë dhe plagosi 21 të tjerë.

Një person hodhi në erë makinën që ngiste pranë portës kryesore të objektit sot në mëngjes. Pas shpërthimit, një furgon me të paktën gjashtë persona me jelekë me eksplozivë u futën në ndërtesë. Terroristët arritën t’i vënë zjarrin kontenierëve me gaz.

Një betejë me armë zjarri shpërtheu dhe pas rreth një ore, forcat e sigurisë ishin në gjendje ta vinin situatën nën kontroll.

Agjencia e lajmeve, Aamag, e cila ka lidhje me ISIS, njofton se sulmi u organizua nga “ushtarë të Kalifatit” siç i quan ajo.

XS
SM
MD
LG