Lidhje

Irani thotë se ka hedhur dy raketa balistike provë


Irani thotë se lëshoi sot dy raketa balistike provë, me një mesazh në hebraisht ku thuhej se "Izraeli duhet të fshihet nga faqja e historisë."

Agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve Fars tregoi fotografi, që ajo tha se ishin të raketave Qadr H, të hedhura nga zona e largët malore Alborz e Iranit. Objektivi i tyre ishte në Detin e Omanit, 1.400 kilometra larg brigjeve të vendit.

Provat u kryen ndërkohë që nënpresidenti amerikan Joe Biden ishte në Jerusalem për një takim me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

XS
SM
MD
LG