Lidhje

Presidenti iranian Hassan Rouhani - fiton mandatin e dytë


Irani rizgjodhi përsëri në detyrë presidentin Hassan Rouhani. Televizioni shtetëroi deklaroi sot zotin Rouhani si fitues të zgjedhjeve presidenciale duke mposhtur me lehtësi kundërshtarin e tij më të afërt, klerikun e vijës së ashpër Ebrahim Raisi.

Rouhani fitoi 57 përqind të votave mes katër kandidatëve, ndërsa Raisi u rradhit në vendin e dytë me 38 përqind.

Pjesëmarrja e lartë në votime të premten bëri që autoritetet të zgjasnin orët e votimit deri në mesnatë. Disa votues qëndruan në rradhë për orë të tëra për të hedhur votën..

Më shumë se 60 mijë qëndra votimi ishin shtrirë në mbarë vendin për 56 milionë votuesit e regjistruar.

Rouhani e vendosi të ardhmen e tij politike mbi marrëveshjen bërthamore të Iranit me Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera botërore, gjë që çoi në lehtësimin e sanksioneve ekonomike në Teheran. Raisi e ka kritikuar marrëveshjen për shkak se ajo vendos sanksione mbi shërbimet bankare dhe financiare të Iranit.

Analistët politikë parashikuan që zoti Rouhani do të ishte kandidati i preferuar. Ai ka gjithashtu historinë në krahun e tij, ndërkohë që të gjithë presidentët kanë arritur të rizgjidhen për një mandate të dytë që nga viti 1981.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG