Lidhje

Irani, stërvitje me raketa pas shpalljes së sanksioneve amerikane


Një komandant i lartë i Gardës Revolucionale thotë se Teherani kreu të shtunën prova me raketa dhe radarë, një ditë pasi administrata e Presidentit Trump vendosi sanksione të reja ndaj Iranit për një provë me raketë balistike të javës së kaluar.

Televizioni shtetëror Iranian njoftoi se forca ajrore e Gardës Revolucionare bëri dje stërvitje për mbrojtjen nga ajri të shtunën, përfshirë prova me raketa dhe radarë në një zone me sipërfaqe prej 35 mijë kilometrash katrorë në provincën veriore të Semnanit.

Kanali televiziv shtetëror shtoi se nënpresidenti i Iranit, Eshaq Jahangiri, i denoncoi akuzat e fundit amerikane kundër Teheranit, duke këmbëngulur se populli Iranian “nuk I merr ato seriozisht”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis e quajti Iranin “shtetin më të madh mbështetës të terrorizmit në botë”.

Megjithatë ai theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk po shqyrtojnë mundësinë e rritjes së numrit të trupave amerikane në Lindjen e Mesme për momentin.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG