Lidhje

Irani, komente të reja kundër Izraelit


Në prag të marrjes së detyrës, presidenti i sapozgjedhur i Iranit, Hassan Rouhani ishte sot në qendër të polemikave rreth komenteve që ai thuhet se i bëri rreth Izraelit.

Agjencia e Lajmeve e Studentëve Iranianë (INSA) raportoi në fillim se zoti Rouhani e quajti Izraelin një “plagë në trupin e botës myslimane” dhe nevojitet të hiqet. Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve përcollën komentet dhe kryeministri izraelit lëshoi një përgjigje të shpejtë.

Megjithatë, televizioni shtetëror i Iranit tha më vonë se dëshmitë rreth komenteve të zotit Rouhani ishin shtrembëruar. Ai transmetoi një video të korrespondentëve duke intervistuar zotin Rouhani në të cilën ai tha se “pushtimi i territoreve palestineze është si një plagë e vjetër në trupin e shoqërisë islamike.”

Videoja, e parë nga Rrjeti i Lajmeve Persike të Zërit të Amerikës, nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.
XS
SM
MD
LG