Lidhje

Ayatollah Ali Khamenei dhe programi bërthamor


Udhëheqësi suprem i Iranit tha se vendi i tij kurrë nuk do të zhvillojë një bombë atomike, por nuk do ta braktisë programin bërthamor

Udhëheqësi suprem i Iranit thotë se vendi i tij kurrë nuk do të zhvillojë një bombë atomike, por nuk do të braktisë programin e tij të diskutueshëm bërthamor.

Ayatollah Ali Khamenei u tha udhëheqësve në takimin e nivelit të lartë të Vendeve të Paangazhuara në Teheran se Irani do të "nuk heq dorë nga e drejta e tij kombëtare për energji bërthamore për qëllime paqësore."

Fjalimi i udhëheqësit supreme vuri në shënjestër edhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke e cilësuar atë të pallogjikshëm, të padrejtë dhe një relike të së kaluarës që Shtetet e Bashkuara e përdorin “për të imponuar mënyrën e tyre ngacmuese në botë".

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon që po merr pjesë në takim, i bëri thirrje Iranit të pajtohet me rezolutat e OKB-së që kërkojnë frenimin e aktivitetit të tij bërthamore. Zoti Ban paralajmëroi se retorika e shtuar ndërkombëtare mbi çështjen rrezikonte të degjenerojë në "luftë".

Shefi i OKB-së qortoi gjithashtu Iranin për komentet "fyese" në mohimin e Holokaustit dhe të drejtën e Izraelit për ekzistencë, dhe u bëri thirrje dy armiqve të ndalin kërcënimet kundër njëri-tjetrit.

Presidenti egjiptian Mohamed Morsi ndoqi takimin, duke u bërë udhëheqësi i parë egjiptian që viziton Iranin në dekada. Irani ndërpreu marrëdhëniet diplomatike pas Revolucionit Islamik të vitit 1979 për shkak të mbështetjes së Egjiptit ndaj Shahut të rrëzuar dhe marrëveshjes së paqes me Izraelin.
XS
SM
MD
LG