Lidhje

Programi bërthamor i Iranit


Një nga negociatorët kryesorë iranianë thotë se vendi i tij dhe fuqitë botërore kanë bërë “përparim të konsiderueshëm” në bisedimet lidhur me zbatimin e marrëveshjes për programin bërthamor të Iranit.

Zëvendës ministri i jashtëm Abbas Araqchi tha sot se “disa çështje mbeten ende të pazgjidhura” pasi ekspertët nga të dyja palët u takuan në Gjenevë.

Ai i tha medias shtetërore se këto çështje do të jenë në qendër të një takimi që pritet të mbahet javën e ardhshme me zëvendës shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Helga Schmid.
XS
SM
MD
LG