Lidhje

Irani cilëson "spiun" një negociator të marrëveshjes


Irani ka arrestuar një anëtar të ekipit që luajti rol në negocimin e marrëveshjes historike bërthamore me fuqitë botërore.

Sipas agjencisë shtetëtore të lajmeve IRNA, zëdhënësi Ministrisë së Drjetësisë tha se “një spiun që kishte infiltruar në ekipin bërthamor” ishte liruar me kusht, pasi e kishin mbajtur nën arrest për disa ditë.

Zëdhënësi nuk e bëri të njohur identitetin e personit në fjalë, por shtoi se ai është ende nën hetime.

Vitin e kaluar Irani ra dakord ta kufizojë programin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike botërore. Marrëveshja u kritikua nga shumë elementë të vijës së ashpër, që e shohin atë si një lëshim që i është bërë Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG