Lidhje

Irani, bisedimet bërthamore mund të zgjaten


Një zyrtar i lartë iranian thotë se bisedimet bërthamore me Perëndimin mund të duhet të zgjaten edhe për gjashtë muaj të tjerë në qoftë se nuk arrihet një marrëveshje deri në afatin e 20 korrikut.

Zëvendësministri i Jashtëm Abbas Araqchi është cituar nga agjencia e iraniane e lajmeve pas ditës së parë të bisedimeve të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara në Gjenevë.

Takimi dy-ditor ka për qëllim përgatitjen e të dyja palëve për negociatat ndërkombëtare të javës së ardhshme në Vjenë.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf tha dje se bisedimet janë në një pikë kritike. Ajo thotë se nuk ka mbetur shumë kohë dhe përparimi i arritur deri tani është i pamjaftueshëm.

Irani ra dakord në nëntor të vitit të kaluar për të frenuar programin e pasurimit të uraniumit në shkëmbim të lehtësimit të sanksioneve perëndimore dhe bisedimeve për arritjen e një marrëveshje të plotë mbi programin e tij bërthamor.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj dyshojnë se Irani po përpiqet të ndërtojë një bombë bërthamore. Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG