Lidhje

Inspektimi i programit të Iranit


Shefi i agjencisë së OKB-së për armët bërthamore tha se ka besim në aftësinë e agjencisë për të përcaktuar në se Irani ka synuar të prodhojë një armë bërthamore më shumë se një dekadë më parë. Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Yukiya Amano tha në një takim në Vjenë se ka një mundësi historike për të zgjidhur çështjet mbi programin bërthamor të Iranit.

"Ka një mundësi historike për të zgjidhur çështjen bërthamore të Iranit. Shpresoj që kjo mundësi të shfrytëzohet plotësisht."

Zoti Amano tha gjithashtu se agjencia kishte arritur një marrëveshje mbi një plan dhe një marrëveshje të veçantë lidhur me kompleksin ushtarak Iranian të Parçinit, që ndodhet rreth 30 kilometra në juglindje të Teheranit.

Ambasadori i Iranit Reza Najafi tha se Teherani ishte gati të bashkëpunonte me agjencinë mbikëqyrëse.

"Ne ramë dakort të japim shpjegime dhe dokumentat përkatës deri më 15 gusht dhe kështu vepruam. Pra ne përmbushëm angazhimet tona sipas planit. Hapi i dytë do të jetë për agjencinë të rishikojë dokumentat dhe shpjegimet dhe të paraqesë pyetje për paqartësi në se agjencia do të ketë të tilla."

Sipas marrëveshje bërthamore të 14 korrikut me Britaninë, Kinën, Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, Irani ra dakort të përmirësojë transparencën e planit të tij bërthamor dhe të zgjidhë të gjitha aktivitetet e dyshuara bërthamore në këmbim të heqjes së sanksioneve.

XS
SM
MD
LG