Lidhje

Bisedimet bërthamore me Iranin


Diplomatët po vazhdojnë bisedimet e nivelit të lartë, të cilat u zgjatën për një javë pas dështimit për të përmbushur afatin e caktuar për 30 qershor për një marëveshje bërthamore

Bisedimet bërthamore me Iranin po hyjnë në javën e dytë pa asnjë shenjë të dukshme për përparim në cështjet e diskutueshme sic janë ritmi i heqjes së sanksioneve dhe qasja në zonat bërthamore e ushtarake të Iranit.

Negociuesit nga Irani dhe gjashtë fuqitë botërore, i dhanë vetes një afat deri të martën për të arritur një marrëveshje gjithpërfshirëse për heqjen e sanksioneve në shkëmbim të zvogëlimit të programit bërthamor të Teheranit.

Diskutimet në Vjenë janë përshkruar si të ngadalshme nga zyrtarët, por në drejtimin e duhur, dhe besohet gjerësisht se një marrëveshje mund të arrihet në kuadër të raundit aktual të negociatave.

“Nuk mendoj se ndodhemi në një çast përparimi ende”, tha të enjten sekretari i jashtëm britanik Philip Hammond. “Ne do të vazhdojmë të bëjmë githë cfarë është e nevojshme për të mbajtur vrullin”.

Diplomatë nga SHBA, Gjermania, Kina, Franca dhe Rusia u bashkuan me homologët e tyre iranian për bisedime të nivelit të lartë, të cilat u zgjatën për një javë pas dështimit për të përmbushur afatin e caktuar për 30 qershor.

“Gjërat kanë përparuar, por nuk kemi arritur synimin ende”, tha të enjten vonë, ministri i jashtëm francez Laurent Fabius.

Zëvendësministri i jashëtm rus Sergei Ryabkov, tha se 90 për qind e marrëveshjes është arritur dhe problemet e mbetura mund të zgjidhen brenda disa ditësh.

Negociuesit iranian po mbajnë një qëndrim të fortë, të paktën publikisht, për disa cështje kryesore të pazgjidhura.

Ta zëmë, Irani kërkon që sanksionet të hiqen menjëherë dhe përgjithnjë, pa mundësinë e rivendosjes automatike nëse shkelen kushtet e marrëveshjes.

Po ashtu ka mospajtime lidhur me qasjen e inspektorëve ndërkombëtarë në mjediset bërthamore dhe ushtarake të Iranit, sikurse edhe në dokumentet e ndjeshme që kanë të bëjnë me programin bërthamor.

Shtetet e Bashkuara me aleatët për shumë vjet dyshojnë se programi bërthamor i Iranit synon krijimin e armës bërthamore. Irani mohon një gjë të tillë duke thënë se programi ka qëllime paqësore dhe për përdorim civil.

XS
SM
MD
LG