Lidhje

Drejt fundit të bisedimeve për Iranin


Negociatorët nga Irani dhe grupi i gjashtë fuqive perëndimore po përpiqen t’u japin fund sot bisedimeve 18 mujore me një marrëveshje gjithëpërfshirëse lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Këto ditët e fundit, hyrjet dhe daljet e diplomatëve të lartë në Pallatin Coburg kanë qenë një barometër për spekullimet lidhur me përfundimin e marrëveshjes:

"Shpresoj se më në fund jemi duke hyrë në fazën e fundit të kësaj maratone bisedimesh. E besoj këtë. Ju e dini pozicionin e Francës, është një pozicion i vendosur, konstruktiv dhe unë shpresoj se do të na lejojë të arrijmë shpejt në fund të bisedimeve, tek një rezultat i kënaqshëm.”

Pa dhënë ndonjë njoftim të ri, diplomatët amerikanë dhe ata evropianë i vazhduan diskutimet të dielën në mbrëmje edhe gjatë darkës, në përpjekje për të zgjidhur ato që një zyrtar i lartë amerikan paralajmëroi më parë, se mbeten “çështje madhore për t’u zgjidhur”.

Agjencia “Associated Press” njoftoi fillimisht se sot do të ketë një njoftim nga bisedimet.

Mes mosmarrëveshjeve të tjera, palët në bisedime u tha se ishin të ndarë javën e kaluar lidhur me një embargo armësh të OKB-së ndaj Iranit, që fuqitë perëndimore duan ta mbajnë në fuqi.

Udhëheqësi suprem i Iranit, bëri thirrje të shtunën që lufta kundër Shteteve të Bashkuara të vazhdojë, me komente që linin të kuptohet se mosbesimi i Teheranit ndaj Uashingtonit do të vazhdojë, cilido që të jetë rezultati i bisedimeve.

Televizioni shtetëror i Iranit “Press TV”, citoi Ayatollah Ali Khamenein t’i ketë quajtur Shtetet e Bashkuara “një shembull i shkëlqyer i arrogancës”. Në njoftim thuhej se Khamenei i tha studentëve në universitetin e Teheranit, që “të jenë të përgatitur ta vazhdojnë luftën kundër fuqive arrogante.”

XS
SM
MD
LG