Lidhje

Protesta kundër dhe pro qeverisë në Iran


Mbështetësit e qeverisë iraniane demostruan sot në kryeqytetin Teheran ndërsa protestant anti-qeveritare u futën në ditën e tretë dhe po përhapen në mbarë vendin.

Protestat vazhduan ndërsa autoritetet iraniane lëshuan një paralajmërim tejtër sot kundër “tubimeve të paligjshme”.

Një grup realitivisht i vogël protestuesish u mblodhën pranë Universitetit të Teheranit ndërsa përballë tyre u vu një grup i madh protestuesish pro-qeveritarë në përpjekjet për të treguar forcën e qeverisë.

Ministri i Brendëshëm, Abdolrahman Rahmani Fazli, paralajmëroi kundër veprimeve të mëtejshme anti-qeveritare, duke thënë se pjesmarrësit pjesmarrësit në protesta do të shkaktonin probleme për veten e tyre dhe qytetarët e tjerë. Video të shpërndara në median sociale tregonin njerëz që bën thirrje kundër qeverisë në kryeqyet dhe disa qytete të tjera iraniane.

Të premten, Presidenti Dondal Trump dënoi në Twitter arrestimin e protestuesve paqësorë, ndërsa media njoftoi ndalimin e më shumë se 50 njerëzve ditë më parë të cilët protestonin ndaj problemeve ekonomike që kanë mbërthyer atë vend.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG