Lidhje

Tërmet në Iran – qindra të plagosur


Një tërmet i fuqishëm prej 6.3 shkallësh, goditi një provincë në Iranin perëndimor, duke lënë pas vetes rreth 700 të plagosur, por nuk pati njoftime për të vdekur.

Tërmeti goditi të dielën në provincën Kermanshah, afër kufirit me Irakun dhe u ndje deri në Bagdad.

Zyrtarët lokalë i thanë televizionit iranian se pjesa më e madhe janë lënduar duke ikur.

Disa ndërtesa janë dëmtuar dhe zona ka mbetur pa energji elektrike.

Tërmeti goditi në të njëjtën provincë ku një vit me parë një tërmet prej 7.3 shkallësh la pas vetes 600 të vdekur dhe mijëra të plagosur.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG