Lidhje

Mbështetja për marrëveshjen me Iranin


Njoftimi i një senatoreje se do të votojë për marrëveshjen ndërkombëtare për kufizimin e programit bërthamor të Iranit, i siguroi Presidentit Barack Obama një fitore të rëndësishme në polikën e tij të jashtme.

Senatorja Barbara Mikulski, një demokrate nga Merilendi ishte anëtarja e 34 e Senatit që shprehu mbështetjen për marrëveshjen kur të hidhet në votim në Kongresin amerikan. 34 vota pro bëjnë të mundur që zoti Obama të sigurojë miratimin e përpjekjes së administratës për të vënë në zbatim marrëveshjen historike bërthamore.

“Asnjë marrëveshje nuk është e përkryer, veçanërisht kur negociohet me regjimin iranian”, tha ajo.

Megjithatë, shtoi senatorja Mikulski, ajo ka arritur në përfundimin se marrëveshja me Iranin është alternativa më e mirë për të frenuar Teheranin që të prodhojë një bombë bërthamore.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry bëri sot thirrje për një mbështetje edhe më të gjerë nga Kongresi në një fjalim në Filadelfia.

Duke iu përgjigjur kritikave, se Teheranit nuk mund t’i besohet, zoti Kerry tha se marrëveshja nuk është mbështetur tek besimi ndaj Iranit, por tek aftësia e komunitetit ndërkombëtar për të mbikqyrur aktivitetin bërthamor të tij.

XS
SM
MD
LG