Lidhje

Irani, pjesë e bisedimeve për Sirinë


Irani thotë se do të marrë pjesë në bisedime ndërkombëtare për të ardhmen e Sirisë këtë javë, duke shënuar herën e parë që zyrtarët iranianë marrin pjesë në një takim ndërkombëtar që ka si synim gjendjen e një zgjidhjeje për konfliktin e përgjakshëm në Siri.

Media iraniane njoftoi se Ministri i Jashtëm Mohamed Javed Zarif do të marrë pjesë në takimin e Vienës i shoqëruar nga tre zëvendës ministra të jashtëm, sipas zëdhënëses së Ministrisë së jashtme.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit John Kirby tha se Irani pritej të ftohej në bisedimet, ku delegacioni amerikan do të drejtohet nga Sekretari i Shtetit, John Kerry. Pjesëmarrja e Iranit do të shënonte një ndryshim në qëndrimin e fuqive perëndimore që më parë e kanë kufizuar angazhimin e Teheranit përvecse për marrëveshjen bërthamore.

XS
SM
MD
LG