Sipas ekspertëve Irani dhe Siria kanë vendosur lidhje edhe më të ngushta në fushën e mbrojtjes, çfarë u bë e qartë gjatë vizitës së zhvilluar së fundmi në Damask nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit Mohammad Bagheri.
Të dy vendet nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, duke njoftuar planet për bashkëpunim më të ngushtë ushtarak dhe bashkërendim të përpjekjeve.
Gjeneral Bagheri, që kryesonte delegacionin me disa oficerëve të lartë të ushtrisë iraniane, vizitoi gjithashtu zonën ushtarake në kufi me krahinën veriore të Aleppos, atje ku janë të vendosura shumica e forcave të mbështetura nga Irani.
Vizita u zhvillua pak kohë, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi se nuk do të tolerojë një prani ushtarake iraniane në Sirinë fqinje.
Sipas ekspertëve koha e vizitës shpjegon arsyet e saj.
Ekspertët besojnë se lidhjet mes Damaskut dhe Teheranit janë shtrirë përtej një marrëdhënie miqësore dhe kanë hyrë në një fazë të re, të papreçedentë.
Sipas disa analistëve me nënshkrimin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ushtarake, Teherani ndoshta po përpiqet t'i përgjigjet Uashingtonit për shkak të një politike më të ashpër që Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë ndaj tij.
Të premten Presidenti Trump njoftoi strategjinë e tij të re ndaj Iranit, duke miratuar një qëndrim më agresiv për çdo gjë, që nga marrëveshja bërthamore, deri tek raketat balistike të Iranit. Zoti Trump urdhëroi Departamentin e Thesarit të vendosë sanksione shtesë ndaj Gardës Revolucionare të Iranit. Kjo e fundit është në listën e Departamentit të Thesarit të organizatave që mbështetësin terrorizmin, për shkak të përkrahjes që i jep njësisë ushtarake “Quds” që kryen operacione jashtë Iranit.
Facebook Forum