Lidhje

Bisedimet mbi programin bërthamor të Iranit


Shtetet e Bashkuara thonë se Irani është duke biseduar në mënyrë serioze mbi programin e tij bërthamor, por arritja e një marrëveshje ka të ngjarë të ndodh pas afatit të së dielës.

Negociatat në Vjenë mes Sekretarit të Shtetit John Kerry dhe ministrit të jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif njoftohet se kanë theksuar dallimet e mëdha në çështjet kyçe.

Zyrtarët e lartë të pranishëm në këto takime thonë se madhësia e programit të ardhshëm iranian të pasurimit të uraniumit mbetet një çështje e pazgjidhur. Gjithashtu, ata thonë se Irani ende nuk i ka bindur Shtetet e Bashkuara se nuk është duke u përpjekur të prodhojë armë bërthamore.

Shtëpia e Bardhë dje e la të hapur mundësinë e zgjatjes së bisedimeve, duke thënë se Sekretari Kerry do t’i dërgojë rekomandimet Presidentit Barack Obama në lidhje me këtë çështje.

XS
SM
MD
LG