Lidhje

Bisedime të reja mes SHBA dhe Iranit


Diplomatë të lartë amerikanë dhe iranianë po takohen përsëri në përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet për programin bërthamor të Teheranit.

Ministri i Jashtëm Iranian Javad Zarif tha se takimi sot në Gjenevë me sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry tregon se Irani dhe një grup i fuqive botërore janë gati të shpejtojnë negociatat për të arritur një marrëveshje përfundimtare deri në afatin e ri të 1 korrikut.

Por zoti Zarif ia kaloi përgjegjësinë e marrëveshjes, mbi Shtetet e Bashkuara dhe pesë vendet e tjera me të cilat po negocion Irani.

Para takimit zoti Zarif i quajti bisedimet me zotin Kerry të rëndësishme por u tregua i rezervuar për arritjen e një marrëveshjeje dhe nuk pranoi të japë hollësi rreth çështjeve që i ndajnë negociatorët.

Zoti Kerry nuk komentoi para takimit. Ai tha në fillim të javës se diskutimet e tij me zotin Zarif do të jenë një shans për diplomatët të vlerësojnë se ku qëndrojnë të dyja palët.

Negociatat e shkallës më të ulët do të rifillojnë të enjten.

XS
SM
MD
LG