Lidhje

Ofertë e re ndërkombëtare për Iranin


Fuqitë botërore i dhanë Iranit një ofertë të re sot gjatë bisedimeve mbi programin e tij të debatueshëm bërthamor dhe shpresojnë për informacione më të detajuara në përgjigje nga përfaqësuesit iranian kur të rifillojnë bisedimet nesër.

Diplomatët i karakterizuan bisedimet në Kazakistan si një fillim i frytshëm por nuk dhanë hollësi publike lidhur me propozimet.

Michael Mann, zëdhënësi i shefes së politikës së jashme të BE-së, Catherine Ashton, u tha gazetarëve sot pasdite se fuqitë borëtore do të presin përgjigjen e detajuar të Iranit.

Mann nuk pranoi t’i karakterizonte bisedimet si “shansi i fundit” për Irnain por i tha shërbimit persian të Zërit të Amerikës se ka nevojë për një farë përparimi.
XS
SM
MD
LG