Lidhje

Irak, militantët marrin peng dhjetra studentë


Persona të armatosur sulmuan një universitet në provincën perëndimore Anbar të Irakut dhe morën peng dhjetra studentë, para se forcat e sigurisë të ndërmerrnin një sulm për të rimarrë kontrollin e qytezës studentore.

Policia tha se militantët e filluan sulmin, duke vrarë sot në mëngjes tre roje tek kangjellat rrethuese të Universitetit të Anbarit, në qytetin e Ramadit. Në atë kohë në Universitet ndodheshin qindra studentë. Forcat e sigurisë më vonë iu përgjigjën zjarrit të militantëve dhe e bllokuan të gjithë zonën.

Sulmet pasojnë ato të ditëve të fundit në qytetet veriore të Mosulit dhe Samarës. Zyrtarët thanë se në përleshje janë vranë 38 militantë dhe 21 policë.

Sulmi i sotëm po ashtu thekson situatën kaotike që ka ekzistuar në provincën Anbar për disa muaj me radhë.
XS
SM
MD
LG