Lidhje

Al-Kaida në Irak merr përgjegjësinë për sulmet


Dega irakiane e al-Kaidës ka marrë përgjegjësinë për një sërë shpërthimesh me makina-bombë në kryeqytetin e vendit, nga të cilat gjetën vdekjen 28 vetë dhe u plagosën rreth 100 të tjerë në lagje kryesisht shiite.

Shteti Islamik i Irakut, dega e Al-Kaidës në Irak, tha sot se ka kryer sulme në Bagdat si hakmarrje për atë që e konsideron si persekutim shtetëror të myslimanëve suni.

Sulmet e djeshme u regjistruan kryesisht në tregje të hapura në Bagdat dhe zonat përreth.

XS
SM
MD
LG