Lidhje

Irak: 7 të vrarë nga një bombë aksidentale


Një avion irakian hodhi sot një bombë në një lagje të Bagdadit lindor, duke vrarë të paktën shtatë persona në atë që ushtria e cilësoi si një aksident.

Një zëdhënës tha se avioni, prodhim rus i tipit Sukhoi, pati një problem teknik që shkaktoi lëshimin e bombës ndërsa ai kthehej për në bazë.

Shpërthimi shkatërroi disa shtëpi dhe plagosi të paktën 11 persona.

Avioni po merrte pjesë në sulme ajrore kundër grupit Shteti Islamik, që mori kontrollin e rajoneve të mëdha veriore dhe perëndimore të Irakut vitin e kaluar.

Ushtria irakiane ka kryer sulme ajrore me mbështetjen e koalicioni nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara, ndërsa ka dërguar gjithashtu trupat e saj për rimarrjen e kontrollit të territorit nga militantët.

Forcat pro-qeveritare kanë bërë përparim, por militantët vazhdojnë të mbajnë kontrollin e pjesës më të madhe të territorit, përfshirë disa qytete.

XS
SM
MD
LG