Lidhje

Të paktën 17 të vrarë nga dhuna në Irak


Zyrtarë në Irak thonë se dy sulme me bombë, njëri prej të cilëve jashtë zyrave të partisë kurde të presidentit Jalal Talabani kanë shkaktuar të paktën 17 të vrarë dhe mbi 50 të plagosur. Një tjetër seri shpërthimesh me makina bombë la afro 60 të vdekur në kryeqytetin irakian, në një ditë të përgjakshme gjatë së cilës ekstremistët sulmuan edhe një universitet irakian.

Ndërkaq, luftime të ashpra mes ekstremistëve dhe forcave të sigurisë vazhduan për të dytën ditë në qytetin verior të Mosulit, ku 38 ekstremistë dhe 21 policë gjetën vdekjen në përleshje. Në provincën perëndimore të Anbarit, persona të armatosur sulmuan një universitet dhe morën dhjetëra studentë peng para se forcat e sigurisë të ndërmerrnin një kundërsulm për të çliruar mjediset e universitetit. Pengjet u liruan dhe morën me autobuzë nga shkolla.
XS
SM
MD
LG