Lidhje

Shpërthime me bombë në Irak


Autoritetet irakiane thonë se të paktën 46 vetë janë vrarë, duke e bërë ditën e sotme një nga më të dhunshmet për këtë vit.

Në disa qytete në mbarë Irakun sot ka patur shpërthime me bombë, ndërsa myslimanë shiitë u mblodhën për një ceremoni fetare vjetore. Autoritetet irakiane thonë se të paktën 46 vetë janë vrarë, duke e bërë ditën e sotme një nga më të dhunshmet për këtë vit.

Ata thanë se 4 sulme me bombë patën si objektiv besimtarë shiitë në Bagdad dhe rrethinat e tij, duke shkaktuar 19 të vrarë, ndërsa në qytetin verior Balad, me banorë kryesisht shiitë vranë të paktën 5 persona.

Zyrtarët thanë se shpërthime me bombë ka patur edhe në qytetin qendror Hilla, duke vrarë të paktën 21 vetë dhe në Kirkuk, ku është vrarë një person. Shpërthime ka patur edhe në Taji, Baquba, Azizyah dhe Karbala. Besimtarët shiitë u grumbulluan në qytete kryesore të vendit për të përkujtuar vdekjen e një imami të shquar të shekullit të tetë.
XS
SM
MD
LG