Lidhje

Shpërthime në Irak, dhjetra viktima


Disa shpërthime me makina të mbushura me lëndë eksplozive pranë xhamive shiite në Irak sot, shkaktuan vdekjen e të paktën 18 personave dhe plagosjen e më shumë se 100 të tjerëve.

Këto sulme janë në vazhdën e dhunës sektare që ka shpërthyer në vend përpara zgjedhjeve rajonale në Irak, të planifikuara për muajin e ardhshëm.

Shpërthimet, në distancë kohore 1 orë nga njëra- tjetri, ndodhën në disa lagje të Bagdadit si dhe në qytetin verior të Kirkukut. 4 makina shpërthyen në Bagdat duke vrarë të paktën 14 persona dhe plagosur disa të tjerë.

Asnjë grup nuk ka marë përgjegjësinë deri tani.
XS
SM
MD
LG