Lidhje

Media: Goditje ajrore ndaj udhëheqësve të IS


Media arabe po njofton se goditjet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë goditur një grup udhëheqësish të grupit Shteti Islamik në qytetin al-Qaim në Irakun perëndimor pranë kufirit sirian.

Kanalet televizive al-Jazeera dhe al-Hadath thonë se mbi 12 vetë u vranë dhe disa dhjetra të tjerë u plagosën në goditjen e sotme.

Dëshmitarët i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se goditja ajrore kishte vënë në shënjestër një shtëpi ku ishin mbledhur udhëheqës të Shtetit Islamik.

Nuk është e qartë nëse janë vrarë komandantë të grupit në këtë sulm.

Zyrtarët irakianë nuk kanë komentuar ende për raportin.

XS
SM
MD
LG