Lidhje

Irak: Qeveria rajonale kurde propozon dialog me Bagdadin


Qeveria në rajonin e Kurdistanit të Irakut propozoi sot të ngrijë rezultatet e referendumit të pavarësisë dhe të nisë dialogun me qeverinë qendrore në Bagdad, me qëllim parandalimin e dhunës së mëtejshme mes palëve.

Propozimi vjen pasi javën e kaluar forcat irakiane pushtuan qytetin e Kirkukut, si dhe zona të tjera të diskutueshme që mbahen nga kurdët, si përgjigje ndaj referendumit. Këtë të fundit qeveria e kryeministrit Haider al-Abadi e shpalli të paligjshëm.

Krahas ngrirjes së rezultatit të referendumit dhe propozimit për bisedime, kurdët kërkuan gjithashtu, ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha operacioneve ushtarake në rajonin e tyre verior të Irakut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG