Lidhje

Iraku shpall fitoren ndaj ISIS-it në Mosul


Iraku shpalli fitoren ndaj Shtetit Islamik, ndërsa ushtria e vendit rimori kontrollin e plotë të qytetit të Mosulit.

“Komandanti i përgjithshëm, Haidar al-Abadi mbërriti në qytetin e çliruar të Mosulit dhe uroi luftëtarët heroikë dhe popullin irakian për fitoren e madhe”, thuhej në një deklaratë të zyrës së kryeministrit.

Zyrtarët irakianë e kishin parashikuar fitoren ndaj Shtetit Islamik disa herë gjatë javës së kaluar ndërsa forcat ushtarake i izolonin militantët në një zonë të vogël në Mosulit të Vjetër. Megjithatë ditët e fundit, ritimi i përparimit të trupave kishte rënë.

Forcat irakiane kishin mbështetjen e goditjeve ajrore të koalicionit dhe të forcave tokësore në ofensivën për të rimarrë kontrollin e Mosulit, qyteti më i madh që ishte marrë nga Shteti Islamik para tre vjetësh.

Muaj të tërë luftimesh, kanë shkatërruar pjesën më të madhe të Qytetit të Vjetër, përfshirë xhaminë historike 850 vjeçare Grand al-Nuri dhe minarenë e saj 45 metra të gjatë që xhihadistët e hodhën në erë së fundmi.

Kombet e Bashkuara kanë parashikuar se do të kushtojë mbi 1 miliardë dollarë të riparohet infrastruktura bazë e Mosulit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG