Lidhje

Sulme të reja nga ushtria amerikane në Irakun verior


Avionët ushtarakë amerikanë hodhën ndihma humanitare për të dytën ditë në Irak për mijëra refugjatë që po largohen nga militantët islamikë.

Ushtria amerikane ka ndërmarr dy raunde sulmesh ajrore në veriperëndim të Irakun, duke përdorur avionë pa pilotë dhe avionë luftarakë.

Ushtria amerikane publikoi pamje filmike të disa sulmeve në veri të Irakut kundër militantëve të Shtetit Islamik pranë Irbilit të premten.

Një zëdhënës i Pentagonit tha se ushtria amerikane i kreu sulmet për të siguruar mbrojtjen e Irbilit, ku personeli amerikan po ndihmon qeverinë e Irakut.

Operacioni amerikan po ndërmerret ndërsa militantët detyruan mijëra vetë të largohen nga shtëpitë e tyre.

"Grupi i Shtetit Islamik hyri në qytet. Ata nuk duan shiitët, nuk duan sunitë, të krishterët apo jaziditët. Na morën shtëpitë. I bëjmë thirrje qeverisë së Irakut, të Kurdistanit dhe komunitetit ndërkombëtar të na shpëtojë", thotë Ali Ridha.

Për të dytën dytë sot, ushtria amerikane shpërndau ndihma humanitare përmes ajrit ndaj mijëra njerëzve të zhvendosur, kryesisht të krishterë dhe jaziditë të bllokuar në malin Sinja.

Një mbështetës i jaziditëve në Shtetet e Bashkuara tha se ai është i shqetësuar për sigurinë e tyre.

"Nuk e dimë se kur Shteti Islamik do të ketë kontroll të plotë. Në fakt ata dëgjuan lajmin se Shteti Islamik po merr fuqi me mjete të rënda për të shkuar drejt maleve, e po përgatitet për të shfarrosur të gjithë ata që u dalin përpara", thotë Alan Ibrahim.

Organizata Ndëkombëtare për Imigracionin thotë se numri njerëzve të shpërngulur brenda Irakut është tani mbi 1 milion.

XS
SM
MD
LG