Lidhje

Irak: Të paktën nëntë të vrarë nga një sulm vetëvrasës


Të paktën nëntë persona u vranë sot dhe dhjetra të tjerë u plagosën kur një sulmues vetvrasës në Irak hodhi në erë një kamion çisterë pranë një kompleksi qeveritar në qytetin e Tikritit, 150 kilometra në veri të Bagdatit.

Shumica e viktimave besohet të jenë oficerë policie dhe student. Shpërthimi shkaktoi flakë të mëdha brenda në kompleks, duke shkatërruar disa pjesë të ndërtesës në qytetin e lindjes së ish udhëheqësit Saddam Hussein.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Një dëshmitar i tha televizionit të opozitës në Irak se shpërthimi mund të jetë pjesë e një përpjekje për të liruar të burgosurit në një stacion policor brenda kompleksit.
XS
SM
MD
LG