Lidhje

Të paktën 54 të vrarë nga dhuna në Irak


Sulmet në mbarë Irakun shkaktuan vrasjen e të paktën 54 personave dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve.

Sulmet më vdekjeprurëse ndodhën dje në distriktin verior të Kazimjahit në Bagdad, kur një sulmues vetëvrasës përplasi makinën e tij të mbushur me eksplozivë në një postbllok të policisë, duke vrarë 11 vetë. Policia tha se të paktën 35 persona të tjerë u plagosën.

Dhuna vjen ndërsa politikanët po përgatiten të fillojnë negociatat për formimin e një qeverie të re pas zgjedhjeve parlamentare.

Koalicioni i kryeministrit Nuri al-Maliki fitoi zgjedhjet e para parlamentare të vendit që nga tërheqja ushtarake e Shteteve të Bashkuara në vitin 2011. Por koalicioni i tij nuk arriti të fitonte shumicën e nevojshme për të qeverisur i vetëm.

Dhuna e së mërkurës pason një valë të sulmeve që vranë 21 vetë një ditë më parë.
Dhuna në Irak është në nivelin më të lartë që nga vitet 2006 dhe 2007 kur vendi rrëshqiti në prag të një lufte civile sektare.
XS
SM
MD
LG