Lidhje

Kurdët e Irakut në referendum për pavarësi


Presidenti i rajonit gjysmë-autonom kurd në verilindje të Irakut, Masoud Barzani, u bëri thirrje 5 milionë votuesve, të hedhin votën e tyre në qetësi.

“Njerëzit në Kurdistan kanë bërë zgjedhjen e tyre për të zhvilluar një referendum dhe sigurisht që presim reagime nga kjo apo ajo palë, por kemi arritur në përfundimin se cilido të ishte rreziku dhe çmimi, është më e lehtë ta zhvillonim referendumin sesa të prisnim për një fat të zi dhe misterioz."

Rezultatet zyrtare pritet të martën. Një votë ‘po’ nuk do të çonte në shpalljen e pavarësisë, por do të shërbente si një hap i parë për negociatat e shkëputjes.

Zoti Barzani i tha shërbimit iranian të Zërit të Amerikës javën e kaluar se negociatat me zyrtarët irakianë do të përfshijnë demarkacionin e kufirit, ndarjen e burimeve natyrore dhe një afat kohor për shpalljen e pavarësisë. Barzani llogarit se tranzicioni do të dojë një ose dy vjet.

Kurdët dhe qeveria irakiane kanë patur mosmarrëveshje për një kohë të gjata lidhur me të ardhurat e naftës dhe kontrollin e disa qyteteve kryesore në rajon.

Qeveria iraniane dhe ajo turke e kundërshtojnë referendumin me frikën se mund të nxisë një ndjenjë të ngjashme separatiste në vendet e tyre.

Vende të tjera, si Shtetet e Bashkuara, kanë thënë se e kundërshtojnë referendumin duke argumentuar se ai heq vëmendjen nga lufta kundër Shtetit Islamik.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG