Lidhje

Ish-Presidenti Obama dhe personalitete përshëndesin të diplomuarit e 2020-tës


Koronavirusi anuloi këtë vit edhe ceremonitë fizike të diplomimit në institucionet arsimore. Megjithatë, një grup personalitetesh, duke përfshirë ish-Presidentin Barack Obama, basketbollisti LeBron James dhe aktivistja nobeliste Malala Yousafzai, ishin të vendosur për ta kremtuar klasën e të diplomuarve të vitit 2020.

Të diplomuarit e 2020-tës përshëndeten nga personalitete
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:39 0:00

Ylli i ekipit Lakers, basketbollisti LeBron James, çeli ceremoninë virtuale, duke lavdëruar të diplomuarit për rezistencën dhe punën e palodhur të tyre përballë pandemisë së koronavirusit. Kevin Hart, Zendaya, Timothee Chalamet, Pharrell Williams, Megan Rapinoe, Lena Waithe, Bad Bunny dhe Kumail Nanjiani gjithashtu u shfaqën për të uruar të diplomuarit dhe për të ndarë disa prej eksperiencave të tyre.

Në fjalën e tij, ish-Presidenti Obama tha se klasa e vitit 2020 është dashur të merret me shumë sfida gjatë arsimimit të tyre, përfshirë ngritjen e mediave sociale, sulmet me armë në shkolla dhe ndryshimet klimatike. Dhe pikërisht kur ata ishin në vijën e finishit, shkollat kudo u mbyllën për shkak të koronavirusit.

"Megjithëse jam i sigurt që i doni prindërit tuaj, vë bast se të ngeceni në shtëpi me ta duke luajtur lojëra tavoline ose duke shikuar 'Tiger King' nuk është mënyra si i kishit parafytyruar muajt e fundit të vitit tuaj të diplomimit", tha ish-Presidenti Barack Obama.

Ish-Presidenti Obama u bëri thirrje studentëve të ruajnë vlera pozitive edhe kur liderët e tyre nuk veprojnë kështu.

"Bëni atë që mendoni se është e drejtë. Të bësh gjëra për t'u ndjerë mirë, çfarë është e përshtatshme, çfarë është e lehtë, kështu mendojnë fëmijët e vegjël. Fatkeqësisht, shumë të ashtuquajtur të rritur, ndër ta disa me tituj të mëdhenj dhe punë të rëndësishme, ende mendojnë në atë mënyrë - kjo është arsyeja pse gjërat shkojnë kaq keq. Shpresoj që në vend të kësaj, juve të mbështeteni në vlera që zgjasin", tha ai.

Nobelistja Malala Yousafzai, e cila po humb edhe vetë ceremoninë e diplomimit të saj, u bëri thirrje të gjithëve të mbajnë mend studentët me më pak me fat në vendet në zhvillim.

Dua Lipa performoi një numër muzikor virtual me ndihmën e disa tifozëve të shkollave të mesme dhe daulleve. Alicia Keys, performoi një këngë për punonjësit e vijës së parë, mjekët dhe infermierët, si dhe brohoriti maturantët.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG