Lidhje

Ish-presidenti rumun Iliesku akuzohet për krime kundër njerëzimit


Ion Ilieescu

Ish-presidenti rumun Ion Iliesku u akuzua zyrtarisht të hënën për krime kundër njerëzimit nga kryeprokurori i vendit.

Akuzat janë përfundimi i një hetimi mbi revolucionin kaotik dhe të përgjakshëm antikomunist të vitit 1989.

89 vjeçari Iliesku, ka thënë në mënyrë të përsëritur se është i pafajshëm. Ai gëzonte mjaft popullaritet pas revoltës kundër diktatorit Nikolae Çaushesku, i cili u rrëzua dhe u ekzekutua në dhjetor 1989. Por në këtë proces gjetën vdekjen qindra njerëz dhe kundërshtarët e Ilieskut e akuzojnë atë se ia grabiti revolucionin popullit.

Aktakuza zyrtare ngrihet pasi prokurorët e akuzuan Ilieskun dhjetorin e kaluar si ideator i krijimit të një grupi në dhjetor 1989, për të fituar pushtet dhe legjitimitet politik.

Prokurorët thanë se grupi, duke përdorur deklarata të ndryshme dhe televizionin, u angazhua në "veprimtari të gjera dhe komplekse mashtruese për diversion dhe dizinformim", pas ikjes së Çausheskut nga kryeqyteti më 22 dhjetor 1989.

Iliesku u konfirmua si president i përkohshëm nga parlamenti në shkurt 1990 dhe dha dorëheqjen në vitin 2004.

Kritikët brenda dhe jashtë vendit e akuzojnë Ilieskun dhe politikanë të tjerë kryesorë se janë përpjekur për të bllokuar reformat si dhe të ruajnë trashëgiminë politike dhe elitën sunduese të sistemi komunist.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG