Lidhje

Ish-presidentja braziliane largohet nga pallati presidencial


Ish-presidentja braziliane Dilma Rousseff la dje pallatin presidencial për herë të fundit, vetëm gjashtë ditë pasi senati i vendit votoi për ta shkarkuar nga detyra.

Rreth 100 përkrahës kishin dalë për ta mbështetur atë, duke hedhur petale lulesh të kuqe dhe të verdha, ndërsa zonja Rousseff doli nga makina për t’i përshëndetur.

Pasi doli nga rezidenca presidenciale, zonja Rousseff hipi në një avion presidencial për të shkuar në Porto Alegre, ku u mbështet nga përkrahës të tjerë.

Ish-nënpresidenti dhe presidenti kalimtar Michel Temer pritet të hyjë në pallat brenda disa ditësh.

Senati Brazilian votoi për shkarkimin e zonjës Rousseff, nën akuzat për përdorim të fondeve publike për të financuar programe shtetërore dhe federale pa miratimin e kongresit.

XS
SM
MD
LG