Lidhje

Gjyqi i amerikanit për mbështetje ndaj ISIS


Një amerikan, i cili u përpoq, por dështoi t’i bashkohej grupit militant Shteti Islamik, përballet me 15 vjet burgim, pasi pranoi se është fajtor për përpjekje për të mbështetur një grup terrorist.

Rasti i 44 vjeçarit Donald Ray Morgan u zbulua në fillim të gushtit, pasi ai u arrestua në një aeroport pranë qytetit të New Yorkut, për armëmbajtje pa leje.

Sipas dokumenteve të gjykatës, hetuesit kishin zbuluar në internet, fotografi të Morganit dhe komente që ai kishte bërë, duke filluar nga viti i kaluar, në përkrahje të al-Kaidës dhe Shtetit Islamik, të cilësuara si grupe terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG