Lidhje

Në Afganistan mund të jenë vrarë komandantë të ISIS-it


Një zyrtar i sigurisë në Nangarhar të Afganistanit, njoftoi se si pasojë e një sulmi të dyshuar të forcave amerikane me dron, janë vrarë katër komandantë të Shtetit Islamik në Afganistanin lindor.

Sulmi i kryer dje vonë dhe që nuk është konfirmuar nga Pentagoni kishte nën shënjestër një grup militantësh të IS-isit të mbledhur në krahinën lindore të Kunarit. Si pasojë u vranë 11 luftëtarë, mes tyre katër drejtues të lartë.

Mes udhëheqësve të lartë të Shtetit Islamik u vra gjithashtu Mohammad Rahman, i cili ishte përgjegjës për çështjet financiare të grupit terrorist si dhe Noora, një prej komandantëve përgjegjës për rekrutimin e luftëtarëve të rinj në krahinë.

Sipas zyrtarëve afganë u vra gjithashtu dhe një vëlla i Mohammad Rahmanit.

Grupi terrorist është aktiv në disa distrikte të provincës lindore të Nangarharit. Ai ka zgjeruar kohët e fundit praninë dhe aktivitetet e tij edhe në provincën fqinje atë të Kunarit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG