Lidhje

Ekzekutimet e ISIS


Shteti Islamik është i njohur për kryerjen e ekzekutimeve mizore, të cilat shpesh i poston në internet. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Zana Omar vizitoi një zonë, më parë e pushtuar, ku luftëtarët e ISIS hidhnin trupat e njerëzve të vrarë.

Midis Rakës dhe Tel Abyad, ndodhet një humnerë e thellë, tani famëkeqe, e quajtur Houta. Kur ISIS kontrollonte këtë zonë, militantët hidhin këtu trupat e njerëzve që vrisnin.


Viktimat ishin kryesisht civilë, por kishte edhe ushtarë. Shteti Islamik i publikonte videot e militantëve që hidhnin trupat në këtë grykë të thellë.

Ky luftëtar kurd tregon:
"Aty poshtë ndodhet një trup. Ja edhe një tjetër. ISIS nuk pyeste nëse ishin fëmijë ose të rritur, por hidhte trupat e kujdo që vriste”.

Ky vend është bërë simbol tmerri. Qindra trupa janë hedhur në këtë humnerë. Shumë njerëzve nuk u dihet fati. Besohet se janë varrosur në Houta.

XS
SM
MD
LG