Lidhje

Ushtari nga Illinoi u përpoq të bashkohej me ISIS


Autoritetet amerikane kanë arrestuar dy persona nga rrethinat e Çikagos nën akuzat se u përpoqën të bashkohen me grupin e vetquajtur Shteti Islamik, ndërsa po planifikonin sulme brenda Shteteve të Bashkuara. Siç na njeh materiali në vazhdim, një prej të arrestuarve është pjestar i Gardës Kombëtare në shtetin Illinoi.

Manchinique Bates, i përshkruan vëllain e saj, 22 vjeçarin Hasan Edmonds dhe kushëririn 29 vjeçar Jonas Edmonds, si djem të ndrojtur.

“I mbanin gjërat përbrenda dhe humori i tyre ishte i pazakontë.” Por një hetim i Departamentit të Drejtësisë thotë se dyshja kërkonte të mbështeste grupin militant të Shtetit Islamik dhe kishte hartuar plane për të sulmuar një bazë ushtarake në Illinoi.

“Është shokuse që dikush brenda nesh të planifikojë gjërat që thuhen.”

Kolonel Brad Leighton është Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun në Gardën Kombëtare në Illinoi. Ai thotë se Hasani ishte i stacionuar me kompaninë “Golf” në Jolit të Illinoit.

“Brigada ku ishte stacionuar ai merret me transportin dhe furnizimin e forcave luftuese. Ata janë trajnuar pikërisht në këto gjëra.”

Departamenti i Drejtësisë thotë se Hasani planifikoi t’i jepte kushëririt të tij uniformë ushtarake që do ta ndihmonte të futej në bazën ushtarake, ku Jonasi do të realizonte një sulm të armatosur.

Kolonel Brad Leighton thotë se ishin lajmëruar nga autoritetet disa javë më parë por pritën që të veprojnë ndërsa agjentët e fshehtë vazhduan hetimet e tyre.

“Ndërmorëm hapa konkret për mbrojtjen e ushtarëve dhe familjet e tyre.”

Ndërsa lagja në periferi të Çikagos ku jetonte Hasani përpiqet ta kuptojë lajmin, motra e tij hedhë poshtë akuzat ndaj vëllait dhe kushëririt të saj. Që të dy akuzohen se po përpiqeshin të siguronin mbështetje materiale për një organizatë të huaj terroriste. Nëse gjenden fajtor, ata përballen me deri 15 vjet burg.

XS
SM
MD
LG