Lidhje

Forcat siriane të mbështetura nga SHBA, luftime për të çliruar enklavën e fundit nga ISIS


Forcat Demokratike Siriane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara u përfshinë në luftime të ashpra kundër Shtetit Islamik, në përpjekje për të çliruar enklavën e fundit që grupi ekstremist kontrollon në Sirinë lindore.

Një zëdhënës i grupit tha se Forcat Demokratike Siriane kishin filluar të përparonin drejt fshatit të fundit që është ende nën kontrollin e xhihadistëve, Baghuz dhe se xhepi i fundit i ISIS-it, do të çlirohet së shpejti.

Forcat Demokratike, me mbështetjen e goditjeve ajrore amerikane po luftojnë ndaj ISIS-it një një zonë pranë kufirit me Irakun.

Zyrtarët e grupit dhe Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani, vlerësojnë se ka rreth 3 mijë xhihadistë të ISIS-it, shumica të huaj që luftojnë në rajon. Sipas Vëzhguesit Sirian në atë zone ka edhe disa qindra civilë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG