Lidhje

Siri, mbi 500 të vrarë nga goditjet ajrore


Aktivistët sirianë thonë se një muaj goditjesh ajrore nga Shtetet e Bashkuara në Siri ka lënë të vrarë 553 vetë, pjesa më e madhe ekstremistë të Shtetit Islamik dhe Frontit Nusra që ka lidhje me al-Kaidën.

Organizata Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha sot se ndër të vrarët ka 464 luftëtarë të ISIS dhe 32 civilë.

Ky grup, i cili vëzhgon zhvillimet në luftën civile siriane, tha se beson që janë vrarë edhe më shumë ekstremistë, por numri i tyre nuk është raportuar dhe është e vështirë të analizohen rezultatet e goditjeve në terren.

Shtetet e Bashkuara dhe vende partnere kanë ndërmarrë mbi 200 goditje ajrore në Siri që nga 22 shtatori, në kuadër të përpjekjeve për të ndalur Shtetin Islamik.

XS
SM
MD
LG