Lidhje

Takimi Islamabad-Taleban


Përfaqësues të qeverisë së Pakistanit dhe të grupit Taleban u takuan në Islamabad për raudin e parë të bisedimeve që synojnë t’i japin fund kryengritjes së grupit Taleban.
Takimi i sotëm synonte të hartonte planin e biseidimeve të paqes në të ardhmen.
Kërkesat e Talebanëve përfshijnë vendosjen e ligjit të rreptë islamik, lirimin e luftëtarëve të tyre nga burgjet dhe tërheqjen e trupave qeveritare nga zonat fisnore në veriperëndim të Pakistanit. Ky rajon është i njohur për strehimin e ekstremistëve vendas dhe të huaj.
Përfaqësuesit e qeverisë kanë thënë se nuk janë optimist për bisedimet.
Mijëra vetë kanë vdekur gjatë kryengritjes shtatë vjeçare.
Kritikët kanë akuzuar qeverinë e kryeministrit Nawaz Sharif për një qëndrim butë ndaj talebanëve.
XS
SM
MD
LG