Lidhje

Shteti Islamik kap një pilot jordanez


Jordania thotë se Shteti Islamik ka kapur një nga pilotët e vet, pasi avioni që ai po drejtonte u rrëzua në Sirinë veriore, gjatë një misioni kundër kryengritësve të ISIS-it.

Ushtria jordaneze tha sot se po i mban militantët përgjegjës për jetën dhe sigurinë e pilotit. Grupi me bazë në Britani “Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut” njoftoi më parë se luftëtarët e Shtetit Islamik e qëlluan dhe e rrëzuan avionin pranë qytetit Raqqa. Ky qytet është qendër e militantëve, të cilët kanë marrë kontrollin e shumë rajoneve në Sirinë lindore dhe Irakun perënimdor në fillim të vitit.

Jordania, Bahreini, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë përfshirë në sulmet ajrore kundër grupit Shteti Islamik në Siri, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara.

Që nga shatori i kaluar, koalicioni ka kryer rreth 550 sulme ajrore.

XS
SM
MD
LG