Lidhje

Islamizmi në Amerikë dhe paragjykimet rreth myslimanëve


Islamizmi në Amerikë dhe paragjykimet rreth myslimanëve
Islamizmi në Amerikë dhe paragjykimet rreth myslimanëve

Në Shtetet e Bashkuara jetojnë rreth 7 milionë myslimanë. Por për shumë amerikanë, islamizmi është i lidhur me ekstremistë si Osama bin Laden. Për të hedhur dritë mbi këtë grup fetar dhe për të luftuar mosbesimin reciprok, Profesori i Universitetit amerikan Akbar Ahmed dhe ekipi i tij i studiuesve të rinj shkuan në mbi 75 qytete amerikane dhe realizoi një dokumentar të quajtur “Udhëtim në Amerikë”.

Deklarata të tilla e nxitën profesorin Akbar Ahmed dhe ekipin e tij të studiuesve që të realizonte një dokumentar rreth dy temave:

Çdo të thotë të jesh mysliman në Amerikë dhe sidomos pas sulmeve të 11 shtatorit, 2001?

“Nuk duhet harruar se para 11 shtatorit, ata vinin këtu dhe e konsideronin vendin më të mirë për të jetuar për një mysliman. Pas 11 shtatorit ata përballen me shumë sfida”, thotë Akbar Ahmed i Universitetit Amerikan.

“Më pështynin. Disa njerëz më thoshin të hiqja perçen për siguri. Unë kundërshtova sepse më dukej sikur do të dorëzohesha”, thotë Khadija Rivera, besimtare myslimane.

Profesor Ahmed mendon se “Udhëtim në Amerikë” nxorri në pah se shumë amerikanë nuk kanë informacionin e duhur për islamizmin.

“Shumë mendonin se Islami predikonte dhunën përmes Kuranit. Shumë mendojnë se Islami shtyp gratë dhe i trajton ato shumë keq”.

Dokumentari prezanton gra myslimane në Amerikë për të treguar se stereotipet janë të gabuara.

Hailey Woldt është një nga kërkueset e dokumentarit. Ajo donte të shihte sesi amerikanët në një qytet të vogël në jug do të reagonin ndaj një gruaje të mbuluar. Kështu ajo u vesh me një abaja dhe shkoi në një restorant.

“Kur unë hyra, të gjithë i kthyen sytë nga unë, ulën pirunjtë, mbajtën gojën hapur dhe për një minutë nuk folën, por pas pak vazhduan të hanin normalisht”.

Ajo thotë se përveç reagimit fillestar, puna me dokumentarin e bindi se myslimanët në Amerikë po përputhen mirë.

“Ata thjesht duhet të komunikojnë idenë se Islami është pjesë e Amerikës dhe se ata po sjellin diçka, po i shtojnë diçka kulturës amerikane”.

Në varrezat kombëtare në Arlington të Virxhinias, ku varrosen ushtarët amerikanë, ekipi mori pamje nga varret e myslimanëve amerikanë për të treguar se ata kanë sakrifikuar jetën e tyre për vendin.

Ata xhiruan myslimanë në Dearborn të Miçiganit, muslimanë në xhaminë më të vjetër të Amerikës në Cedar Rapids të Iowa-s dhe një qendër shiite në Nju Jork.

Ata intervistuan myslimanë amerikanë që po jetojnë ëndrrën amerikane si Munir Chaudry që ardhi në Amerikë në vitin 1971 me 100 dollarë në xhep dhe tani ka një kompani të vetën dhe punëson njerëz në fabrikën e tij në Çikago.

“Punëtorë të fabrikës si edhe departamenti i mekanikës, transportit, gjithkush që ka kualifikimet e nevojshme mund të ecë përpara dhe të marrë pozicione drejtuese”.

Ahmed mendon se integrimi i amerikanëve në Amerikë, është mishërim i idesë së baballarëve të kombit.

“Një statujë e Xhefersonit në Universitetin e Virxhinias ka një pllakë ku shkruhet ‘Liria fetare 1786: Zoti, jehovai, Brahma, Allahu.’ Po ta mendosh, Xhefersoni kishte një kopje të Kuranit dhe i mirëpret besimtarët e Allahut”.

Në Statujën e Lirisë, porta simbolike e Amerikës, ekipi i dokumentarit arrin në përfundimin se Shtetet e Bashkuara duhet ta rigjallërojnë parimin e pluralizmit duke integruar myslimanët e Amerikës.

XS
SM
MD
LG